Deputetët e përjashtuar të opozitës mblidhen para Kuvendit nuk lejohen të hyjnë, Noka gjuan me miell punonjësit e Gardës

Tensione janë krijuar jashtë ambientit të Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të opozitës janë mbledhur aty duke bërë rezistencë dhe duke u përplasur me punonjësit e Gradës të cilët nuk lejojnë futjen e tyre në Kuvend.
Deputeti i përjashtuar Flamur Noka ka hedhur miell mbi punonjësit e Gardës, të cilët kishin krijuar një kordon para hyrjes së Kuvendit për të mos lejuar futjen e tyre.
Jashtë Kuvendit janë mbledhur 23 deputetët e përjashtuar të opozitës, mes tyre Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani etj., të cilët janë qëndrojnë në shkallët e institucionit.
Deputetët janë përjashtuar për shkak të kaosit dhe tensioneve që kanë shkaktuar në seancat e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e seancave plenare.
Teksa deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi ndodhen jashtë Kuvendit, deputetët e PD me në krye Lulzim Bashën dhe deputetët socialistë kanë hyrë për të filluar seancën, ku pritet të miratohen disa ligje, mes të cilave ajo e basteve sportive