Categories: LajmeEkonomi

Deputetët e PS-së i thonë jo lojërave të fatit: Nuk duhet të menaxhohet nga sektori privat

“Ligji i draftuar më herët këtë vit nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat”. Është ky konkluzioni kryesor i deputetëve të maxhorancës për ligjin e lojërave të fatit, të ndryshuar nga qeveria në muajin prill të këtij viti.

Vërejtjet nuk kanë qenë të opozitës, sikundër është logjike. Kanë qenë deputetët e Partisë Socialiste që kanë qëndruar gjatë nëpër nenet e ligjit për të cilësuar atë si “jo në nivelin e sfidës për ta menaxhuar tregun, sipas kryetarit të komisionit botë ekonomisë dhe të financave, Eduard Shalsi.

“Duhet menjëherë të nisë puna që të jetë një ligj më i plotë dhe duhet të bëhen më shumë ndryshime për të formalizuar tregun më mirë”, tha Shalsi.

Por nuk ka qenë ky shqetësimi i vetëm i deputetëve të komisionit. Ligji i ri përcakton edhe procedurat e përzgjedhjes së subjektit fitues, për të cilat deputetët kërkuan që procedura për licensimin për 10 vite të kalojë nëpër dy faza, duke përfshirë kritere pikëzimi dhe investimi.

“Rreziku më i madh vjen nga manipulimi i platformave dhe nga ndërhyrjet në koeficientet e lojërave. Duhet një sistem ku të lihet gjurmë për të gjitha transaksionet e bëra në kompanitë e lojërave të basteve sportive live. Sugjerohet që ky sistem të jetë i monitoruar në kohë reale në një platformë që do të sigurojë mosmanipulimin e tyre. Lojërat e fatit të jenë monopol i shtetit dhe jo i privatit”, tha Erion Braçe.

Qeveria në vitin 2015, pas një aksioni për mbylljen e lojërave të fatit të palicencuara, miratoi një ligj të ri të lojërave të fatit, sipas të cilit biznesi i kumarit do të monitorohej nga një kompani private.

Në shtator të vitit 2016, qeveria miratoi kriteret e përzgjedhjes së operatorit që të do të ndërtojë dhe menaxhojë këtë sistem. Sipas VKM-së, kompania private do të marrë vlerën e investimit nga tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit për shfrytëzimin dhe mirë-mbajtjen e sistemit.

Tenderi u hap në dhjetor 2016 dhe kompanitë e interesuara kishin kohë deri më 12 janar për të aplikuar. Gjatë kësaj periudhe asnjë kompani nuk paraqiti oferta, ndaj Ministria e Financave rihapi tenderin sërish në 23 janar 2017.

Në tender morën pjesë dy kompani: konsorciumi “MC Networking” shpk dhe “Admiral Sportwetten “GmbH & ATSI Spolka Akcyjna”, si dhe konsorciumi “Qualysoft” GmbH & “Comtrade” d.o.o & “Starsat International” shpk & “Communication Progress” shpk.

Në mars ministria shpalli fitues bashkimin e kompanive “MC Networking” shpk dhe “Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI Spolka Akcyjna”.  Kompania fituese do të menaxhonte për një periudhë 30 vjeçare monitorimin e biznesit të lojërave të fatit.

Ndryshimet e bëra nga qeveria në ligjin ekzistues duket se nuk janë të mjaftueshme për deputetët e maxhorancës që kanë kërkuar jo rishikim të disa neneve të ligjit të vitit 2015, por rishkrimin e plotë të ligjit për lojërat e fatit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

3 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

3 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

3 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

3 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

3 hours ago

This website uses cookies.