Deputetët gjermanë kritikë ndaj strategjisë së BE-së dhe SHBA-së për Kosovën

Deputetët gjermanë kanë kritikuar strategjinë e ndjekur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të ndaj Kosovës për shtensionimin e situatës mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në këtë mënyrë, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka thënë se BE-ja dhe ShBA-ja nuk kanë një qasje të duhur ndaj raporteve Kosovë-Serbi.
“Shumë kolegë të shquar nga Bundestagu dhe parlamentet e tjera në Evropë kanë dyshime serioze për “strategjinë” e BE-së dhe SHBA-së për të shtensionuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është as e ekuilibruar dhe as e zgjuar.
Është koha për një ‘Pikë të kthimit’’, ka shkruar Roth në X, duke shpërndarë një postim të deputetit të Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviç, i cili ka reaguar mbylljen e komunave ilegale në Kosovë.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviç ka thënë se BE-ja është treguar e pandjeshme në këtë rast.

“Institucionet e drejtuara nga serbët” në Kosovë? A nuk është kjo pjesë e konfliktit të vazhdueshëm? Beogradi vazhdon të mbështesë strukturat ilegale, por ka nënshkruar disa dokumente për tërheqjen e institucioneve zyrtare.
Arrita sot në Prishtinë dhe mora shumë pyetje. BE-ja është kaq e pandjeshme”, ka shkruar Mijatoviç në ‘X’.
Gjithashtu, mbyllja e katër komunave paralele serbe, ka nxitur reagime të shumta nga zyrtarët ndërkombëtar. Ndërsa BE-ja i ka cilësuar këtij si veprime të njëanshme që mund të nxisin tensione.