Deputetët i rikthehen punës, nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

Ditën e sotme do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. ku në orën 17:00 do të mbahet seanca ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka, përkatësisht kryetarë të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, “Demokraci dhe Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.

RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i
ditës është si më poshtë:
1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë.
(Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)
2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024.
(Neni 44, pika 2, i Rregullores)
3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.
(Neni 44, pika 3, i Rregullores)
– Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.
– Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.