Deputetët Jurgis Çyrbja dhe Isuf Cela paraqiten në SPAK

Dy deputetë të Kuvendit, u thirrën këtë të martë( 8 tetor) në SPAK për tu marrë në pyetje për dy çështje të ndryshme nga njëra tjetra.

Jurgis Çyrbja, deputeti socialist i Qarkut të Durrësit mësohet të jetë thirrur për një kallëzim që ka bërë Edi Paloka per legalizimet para zgjedhjeve. Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Deputeti tjetër i thirrur në SPAK këtë të martë ishte  edhe Isuf Cela. Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit jo zyrtarisht mësohet të ketë dhënë shpjegime për disa biseda të Sky ECC ku përmendet emri i tij si i njohuri i një zyrtari IT në Gjykatë ne Tiranës.Në bisedat mes komponentëve të krimit , zyrtari i gjykatës do të ndërhynte në hedhjen e shortit për gjyqtarë të caktuar përsa i përket dosjes së “Toyota yaris”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.