Categories: LajmeEkonomi

Deputeti Agalliu: Taksat e larta për profesionet e lira do rritin informalitetin dhe falimentimin

PD e opozitës kundërshtoi hyrjen në fuqi të normave të rritura tatimore për profesionet e lira, duke vlerësuar se ato do të rritin barrën fiskale dhe shtyjnë bizneset në falimentim.

Sekretari për programin e PD, deputeti Arbi Agalliu  në një dalje për mediat, tha se kjo ndodh ndërsa qeveria Rama do duhet të nxiste aktivitetin tek profesionet e lira duke ulur barën fiskale dhe madje duke incentivuar sipërmarrje të caktuara.

Zoti Agalliu tha se “nga 1 janari janë 262 profesione të lira, ku mijëra e mijëra shqiptarë punojnë për të mbajtur familjet e tyre, të cilët do të paguajnë më shumë detyrime në buxhetin e shtetit“.

Sipas deputetit demokrat të vetë punësuarit përbëjnë shumicën e shtresës së mesme të shoqërisë shqiptare, e cila qarkullon paranë, konsumon dhe investon në tregjet shqiptare. “Është pikërisht kjo shtresë që shtyn përpara ekonominë shqiptare, gjeneron vende pune, dhe qarkullon kapitalin“ tha zoti Agalliu.

“Rritja e barrës fiskale, e sidomos tatimi progresiv në vende me ekonomi të brishtë si Shqipëria, do të rrisë informalitetin, për të mos thënë që rritja e barrës fiskale e shtyn biznesin në faliment“ paralajmëroi deputeti i opozitës.

Sipas zotit Agalliu nëse viti 2024 duhet të ishte një vit ku sipërmarrësit të ndihmoheshin, ata janë në vëmendje të qeverisë për t’u tatuar gjithmonë e më shumë. Sipas tij kjo është dhe arsyeja që shtresa e mesme largohet nga Shqipëria.

Teksi i plotë i deklaratës së deputetit Arbi Agalliu

Nga 1 janari ka nisur të zbatohet tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Nga 1 janari janë 262 profesione të lira, ku mijëra e mijëra shqiptarë punojnë për të mbajtur familjet e tyre, të cilët do të paguajnë më shumë detyrime në buxhetin e shtetit.

Në fakt, këta të vetë punësuar përbëjnë shumicën e shtresës së mesme të shoqërisë sonë. Është pikërisht kjo fash qytetarësh që bën dhe qarkullimin e parasë. Është pikërisht kjo shtresë e cila konsumon dhe investon në tregjet shqiptare. Është pikërisht kjo shtresë që shtyn përpara ekonominë shqiptare, gjeneron vende pune, dhe qarkullon kapitalin.

Por çfarë po ndodh?

Në vend që qeveria t’i ulë barën fiskale duke i dhënë frymëmarrje po ndodh e kundërta. Rritja e detyrimeve fiskale apo vendosja e taksave të reja e mbyt edhe më shumë këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Rritja e barrës fiskale, e sidomos tatimi progresiv në vende me ekonomi të brishtë si Shqipëria, do të rrisë informalitetin, për të mos thënë që rritja e barrës fiskale e shtyn biznesin në faliment.

Qeveria do duhet të nxisë aktivitetin tek profesionet e lira duke ulur barën fiskale dhe madje duke incentivuar sipërmarrje të caktuara, por kjo nuk ndodh. Nuk ndodh sepse do duhet të mbulohen gropat në buxhetin e shtetit që vijnë si pasojë e abuzimit dhe vjedhjes nga kjo qeveri, skandalet e së cilës i shohim përditë.

Të nderuar qytetar!

Viti 2024 duhet të jetë një vit ku sipërmarrësit, të vetëpunësuarit, të jenë në qendër të vëmendjes së qeverisë për t’i ndihmuar, mbështetur, subvencionuar e nxitur për t’u zhvilluar më tej, por mesa duket do jenë në vëmendje të qeverisë për t’u tatuar gjithmonë e më shumë.

Veç të tjerash, kjo është dhe arsyeja që shtresa e mesme largohet nga Shqipëria. Mjekë, inxhinierë, infermierë, hidraulikë, teknikë, elektricistë, e shumë e shumë profesionistë po largohen çdo ditë e më tepër.

Faleminderit!

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

2 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

2 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

2 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

3 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

3 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

3 hours ago

This website uses cookies.