f7c1c3fac51a447abf3e7982b161a32b
Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela është paraqitur këtë të martë (14 nëntor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Teksa qëndroi në SPAK për rreth 1 orë e 30 minuta, deputeti ka deklaruar për mediat se nuk ka qenë për çështjen CEZ-DIA, por për punët e tij. Pyetur për raportet me kreun e PL, i cili gjithashtu ishte në SPAK disa ditë më parë për hetimet për aferën CEZ-DIA, deputeti u shpreh se ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mira.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh. Nuk isha për CEZ-DIA. Ilir Metën e njoh, gjithmonë kam marrëdhënie shumë të mira”, u shpreh deputeti.
Agron Çela u mandatua në 2021 si deputet i LSI, por më pas kaloi nën siglën e PS.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të…
Mesnatën e së enjtes skadoi afati i dorëzimit të listave me kandidatët që do garojnë…
Partia Socialiste ka publikuar e para emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të…
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…
Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…
This website uses cookies.