Deputeti Tomorr Alizoti për RTSH-në: Opozita të mos bëhet pjesë e ftesave farsë të Ramës

Edhe pse grupi parlamentar demokrat nuk ka vendim nëse do të bëhet ose jo pjesë e Komisionit të posaçëm parlamentar për reformat, propozuar nga mazhoranca, deputeti demokrat Tomorr Alizoti, është kundër.

Kryeministri aktual nuk është një njeri institucional. Këto lloj ftesash më duken qesharake sepse nuk e shikoj problemin tek ftesa e tij, por tek vetë Edi Rama”, tha Alizoti.

Në intervistën, dhënë për RTSH-në, Alizoti e shpreh skepticizimin për produktin final të komisioneve hetimore apo të dakordësisë së palëve për kodin e ri zgjedhor në grupin e dialogut. I vetmi sukses që mund të shohë deri tani, për paktin e paqes mes shumicës dhe opozitës, është legjitimiteti i opozitës së vërtetë.

Edhe me ndihmë të pjesshme nga ndërkombëtarët edhe me ndihmë nga vetë Rama, ka qenë në fokus legjitimi i tyre. Përceptimi im ishte që opozita arriti të legjitimohej tek ndërkombëtarët dhe të pranonte këto lloj komisionesh. komisionet në Shqipëri nuk kanë kryer ndonjëherë punë. Kjo është bindja ime pasi vendi ynë nuk ka demokraci funksionale”, tha Alizoti.

Për të legjitimuar opozitën, Alizoti tha se i duhet dhënë fund asaj që e cilëson peng marrje të përkatësisë së vulës së PD-së.

Ky është një turp dhe nëse nuk zgjidhet brenda pak muajsh, atëherë Shqipëria nuk ka më gjykata”, tha deputeti. 

Grupit parlamentar demokrat i sugjeron të denoncojë tek ndërkombëtarët jo vetëm çështjen e Vulës së PD-së, por edhe masën e arrestit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, si strikt politike.

Një dokument ta shpërndajnë në zyrat e Europës dhe botës  ku të kërkojnë lirimin e Berishës, të drejta e opozitës. Izolimi i tij tregon se Shqipëria është një vend që ka ende burgosjen politike. Po ashtu të kërkojmë kthimin e vulës demokratike”.

Tomor Alizoti thotë se opozita është e bashkuar, por e ka të vështirë të japë një definicion për rolin  e Bashës në këtë drejtim. “Dhe marrëzia e ka një fund dhe fundi i kësaj ka tejkaluar. Nuk kam asgjë për të thënë lidhur me këtë”, shtoi ai.

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti tha se baza e demokratëve është e bashkuar dhe si e tillë do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, me apo pa ndryshime të kodit zgjedhor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.