Deputetja britanike: Perëndimi ka përgjegjësi për Ballkanin, sulmin në Banjskë e paralajmërova që në qershor

38648d64fb5c45a2aea2ff8e7789a334

38648d64fb5c45a2aea2ff8e7789a334

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka deklaruar se bota perëndimore ka përgjegjësi për Ballkanin, ndërsa ka theksuar se sulmin në Banjskë e paralajmëroi që në qershor.

Teksa ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që dha alarmin  se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani, Kearns nënvizoi se ajo e ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

Të enjten, Zelensky ka bërë thirrje për më shumë vëmendje për Ballkanin, përfshirë Kosovën, pasi që sipas tij ka informacione se Rusia po planifikon që të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit.

Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë.

Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo rrjetin social ‘X’.

Para se të ndodhte sulmi në Banjskë nga forcat serbe, deputetja britanike Kearns alarmoi në muajin qershor, Parlamentin se në kishat ortodokse serbe në Kosovë janë futur armë të kontrabanduara nga Serbia.

Në fund të shtatorit, forca të armatosura serbe vranë rreshterin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, por pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës u eliminuan 4 persona nga i gjithë grupi që ishte i strehuar në Manastirin e Banjskës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.