Deputetja e opozites Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë

Deputetja e Partisë Demokratike në opozitë, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se skema e pensioneve në Shqipëri ka dështuar dhe se duhet një reformë e thellë për ta bërë atë evektive.

Sipas zonjës Tabaku në Shqipëri, 700.000 pensionistë varen nga pensionet, të cilët mund të quhen më tepër lëmosha, sesa një pension i drejtë për punën e tyre në shërbim të vendit.

Tabaku theksoi se numri i pensionistëve është 30% e popullsisë, duke e cilësuar si një nga raportet më të larta në rajon. 

Tabaku u shpreh se reforma e pensioneve në 2015 e ndërmarrë nga qeveria Rama, ishte një skemë e dështuar, që nuk i ofron një jetë me dinjitet kësaj kategorie.

Deputetja e PD theksoi se modeli ekonomik i zgjedhur nga qeveria është një nga arsyet kryesore për këtë situatë. Sipas saj, modeli ekonomik aktual nuk po krijon bazën e nevojshme për të mbështetur një skemë pensionesh të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

“Duke qenë se sot rritja e pagave bëhet me telekomandë dhe jo sipas nevojave që ka tregu dhe biznesi, sot reforma e pensioneve ndodhet në një pikëpyetje të madhe” u shpreh Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike në opozitë, Jorida Tabakuu shpreh se nevojitet një reformë e thellë e sistemit të pensioneve, e cila të bazohet në një model ekonomik që promovon rritjen dhe ndihmon biznesin të krijojë më shumë vende pune.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.