Deputetja e PD, Tabaku: Shteti, sekser i pronave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, ka folur në lidhje me vendimin më të fundit të qeverisë për të dhënë leje për ndërtim në dy godina që janë prona qeveritare.

Sipas saj, ky është një shembull tipik që e shfaq shtetin si një sekser, në një kohë kur ai duhet të mendonte si të zhvillojë ekonominë.

 “Ditët e fundit jemi njohur me një vendim i cili në fakt bëri shumë çudi. Me vendimin që qeveria shqiptare tashmë përveç gjithë bizneseve të tjera që kryen, ka filluar të bëhet dhe sekser trojesh, filloi të japë edhe lejet për pronat publike të cilat tashmë po i jep për zhvillim. Në një vend normal, në një shtet normal kjo do ishte një pikëpyetje e madhe për të gjithë, në një vend ku ashtu siç e kemi diskutuar me kohë dhe aty ku ndërtimi fatkeqësisht është kthyer në një biznes kryesor ku pastrohen paratë e krimit të organizuar, ku pastrohen paratë e korrupsionit kjo ngre një pikëpyetje shumë të madhe”, tha Tabaku.

Duke folur për investimet e huaja, Tabaku u shpreh se, “22% e të gjithë investimeve të huaja direkte sot shkojnë në sektorin e ndërtimit që është kthyer sektori që pastron më shumë para, ka një pikëpyetje të madhe, të jashtëzakonshme se çfarë po ndodh sot me ndërtimin në Shqipëri.”.

Sipas saj, “Ligji i Korporatës së Investimeve nuk duhet të kishte ekzistuar, ligji për investimin strategjik nuk duhet të kishte ekzistuar, ligje të cilat lidhen me sektorë preferencialë që prekin individë nuk duhet të ekzistojnë, as të jenë pjesë e diskutimit. Sepse kjo ligj-bërje me porosi dhe korrupsioni me porosi që vjen e formalizohet këtu në Parlament, fatkeqësisht e ka mbytur ekonominë dhe po prodhon sot këtë model shterpë, ku të ardhurat e shqiptarëve janë sa 34% e të ardhurave të një qytetari në BE, por njëkohësisht janë të fundit në rajon në Ballkanin Perëndimor”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.