“Derbi i Italisë” është shansi i artë i Asllanit
Kristjan Asllani ka rikuperuar nga dëmtimi në gju dhe do të jetë gati për ndeshjen e madhe mes Interit dhe Juventusit. “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar sot një artikull të tërë çështjes së dëmtimeve në kampin ziklatër dhe ka analizuar formacionin e mundshëm titullar të Inzagit për takimin e shumë pritur.
Sipas të përditshmes më të madhe sportive në Itali Simone Inzagi ka në kokë balotazhin mes Asllanit dhe Zielinskit. Edhe pse shqiptari shikohet si alternativa e Çalhës së dëmtuar, paraqitja e tij në derbi ka lënë disa pikëpyetje.
Në kokën e trajnerit për ndeshjen e nesërme nëse skema do të jetë ajo e zakonshmja 3-5-2 atëherë prania e Asllanit përpara mbrojtjes është e sigurt. Aktivizimi i Zielinskit do ta detyronte Inzagin që të ndryshonte edhe skemën dhe për këtë motiv mendohet se Asllani është për momentin titullari i “Derbit të Italisë”.
“Gazzetta dello Sport” krahason historinë e një “të dyti” si Asllani me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku presidenti aktual, Xho Bajden, ka qenë “i dyti” i Barak Obamës për tetë vite ndërsa edhe pasardhësja e tij, Kamala Herris, është “një e dytë”…