Derbi Veleçiku-Basania, vetëm barazim – Trajnerët Duli dhe Lika analizojnë takimin pas ndeshjes
Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për grupin A të kategorisë së dytë vuri përballë njëra tjetrës dy skuadrat e Qarkut Shkodër, Veleçikun e Koplikut dhe Basanian e Bushatit.
Derbi shkodran i luajtur në fushën sportive të Koplikut ishte mjaft luftarak, por në fund, rezultati ishte vetëm barazim, me rrjeta të paprekura, 0 me 0. Nisur nga mungesat e shumta që kishte në formacion, trajneri i Veleçikut Besnik Duli, u shpreh i kënaqur me rezultatin e barabartë, teksa vlerësoi edhe skuadrën mysafire.
Nga ana tjetër, trajneri i Basanias, Haris Lika, me rastet e krijuara priste që skuadra e tij të dilte me tre pikë nga kjo ndeshje,
Një sfidë shumë e rëndësishme e grupit A, ishte edhe ajo e luajtur në stadiumin “Besëlidhja” mes lezhjanëve vendas dhe Tërbunit të Pukës udhëtues. Falë një autogoli të pukjanëve me Laçenë në minutën e 19-të, dhe më pas dy golat e Alcanit dhe Markut, kundrejt Longe për Tërbunin, fitorja i takoi Besëlidhjes 3-1. Në ndeshjet e tjera, skuadra tjetër e qarkut Shkodër, Murlani është mundur në transfertë nga Luzi me rezultatin e thellë 7-0, Naftëtari mund Adriatikun 3-0, Sopoti Iliria 2-1, dhe Gramshi-Albanët, barazim 1-1.