Lajme

Derbi Veleçiku-Basania, vetëm barazim – Trajnerët Duli dhe Lika analizojnë takimin pas ndeshjes

Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për grupin A të kategorisë së dytë  vuri përballë njëra tjetrës dy skuadrat e Qarkut Shkodër, Veleçikun e Koplikut dhe Basanian e Bushatit.

Derbi shkodran i luajtur në fushën sportive të Koplikut ishte mjaft luftarak, por në fund, rezultati ishte vetëm barazim, me rrjeta të paprekura, 0 me 0. Nisur nga mungesat e shumta që kishte në formacion, trajneri i Veleçikut Besnik Duli, u shpreh i kënaqur me rezultatin e barabartë, teksa vlerësoi edhe skuadrën mysafire.

Nga ana tjetër, trajneri i Basanias, Haris Lika, me rastet e krijuara priste që skuadra e tij të dilte me tre pikë nga kjo ndeshje,

Një sfidë shumë e rëndësishme e grupit A, ishte edhe ajo e luajtur në stadiumin “Besëlidhja” mes lezhjanëve vendas dhe Tërbunit të Pukës udhëtues. Falë një autogoli të pukjanëve me Laçenë në minutën e 19-të, dhe më pas dy golat e Alcanit dhe Markut, kundrejt Longe për Tërbunin, fitorja i takoi Besëlidhjes 3-1.  Në ndeshjet e tjera, skuadra tjetër e qarkut Shkodër, Murlani është mundur në transfertë nga Luzi me rezultatin e thellë  7-0, Naftëtari mund Adriatikun 3-0, Sopoti Iliria 2-1, dhe Gramshi-Albanët, barazim 1-1.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

7 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

7 hours ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

7 hours ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

7 hours ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

7 hours ago

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…

7 hours ago

This website uses cookies.