Lajme

Derbi vendimtar për Fonsekën, Milani ka gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm

Një fillim i komplikuar i sezonit dhe një derbi që tashmë mund të jetë vendimtar. Pas humbjes ndaj liverpulit në debutimin e Ligës së re të Kampionëve, Milani bëri një tjetër hap fals pas atyre të bëra në kampionat ndaj Torinos dhe Lacios.

As suksesi ndaj Venezias, i vetmi i arritur deri më tani, nuk i lejoi kuqezinjtë të bënin një përparim. Kjo është arsyeja pse derbi i së dielës tashmë mund të jetë vendimtar për Paulo Fonseca, trajneri i Milanit është  i detyruar të arrijë një rezultat pozitiv.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur që tani të mendojnë për alternativat, madje njëri prej tyre ishte i pranishëm në “San Siro” të martën. Bëhet fjalë për Edin Terzic, një trajner aktualisht i lirë pas sezoneve të tij të fundit në krye të Borussia Dortmund. Në listë është edhe emri i Thomas Tuchel, i cili (pas përvojës së tij te Bayerni i Mynihut në Gjermani sezonin e kaluar) ka dhënë gjithashtu gatishmërinë e tij për të negociuar.

Për më tepër, nuk mungojnë edhe trajnerët italianë: emrat janë ata të Maurizio Sarrit dhe Massimiliano Allegrit. Ish-lojtari i Lazios ka trajnuar tashmë disa lojtarë nga skuadra kuqezi, ndërsa për livornezin do të ishte një rikthim në pankinën e Milanit (me titullin e fituar në 2011), pas përvojës së tij te Juventusi, që përfundoi sezonin e kaluar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hysaj humb ndeshjet e Shqipërisë me Anglinë dhe Andorrën

Stafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet…

5 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 26-të

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së…

6 minutes ago

Në spital prej 10 ditësh, Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike

Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Vatikani ka bërë me dije se…

11 minutes ago

Panelet diellore- Hapen aplikimet për abonentët familjarë, subvencion në masën 70%

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije…

13 minutes ago

LZHK dhe Djathtas 1912 hyjnë në koalicion, Shehi fton aleatët: Ka vend për të gjithë!

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) dhe partia Djathtas 1912 zyrtarizuan të hënën krijimin e koalicionit…

15 minutes ago

Krimi në Shkodër – U qëllua me armë nga partneri, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital 44-vjeçarja

Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh e shtruar në spital, 44-vjeçarja Anila N., e cila…

17 minutes ago

This website uses cookies.