sport
E nisur të shtunën e kaluar me ndeshjet e javës së parë, kategoria e dytë e futbollit shqiptar këtë të shtunë luan ndeshjet e javës së dytë. Pas barazimit në transfertë me Gramshin, 1-1, Tërbuni pret në stadiumin “Ismail Xhemali” ekipin e Shënkollit në një derbi verior që ka tërhequr interesin e dy tifozërive përkatëse. Pasi flet për barazimin në ndeshjen e parë, trajneri Altin Xhahysa, ndalet tek pragndeshja me Shënkollin.Sfida, Tërbuni-Shënkolli, është e para që luhet në shtëpi për Tërbunin në këtë fillim kampionati. Ndaj, tekniku Xhahysa, ka edhe një thirrje për tifozët pukjanë për të mbështetur skuadrën.Dueli, Tërbuni-Shënkolli, luhet këtë të shtunë në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës duke filluar nga ora 14:00.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.