Categories: AktualitetLajme

Deregulimi, Manja: Përmirësojmë procedurat dhe shërbimet publike duke eliminuar dokumentet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në fjalën e tij në konferencën me përfaqësues nga 100 biznese të huaja njoftoi iniciativën e qeverisë për deregulimin, që sipas tij do të përmirësojë procedurat dhe shërbimet publike, duke eliminuar lejet, licensat, autorizimet e panevojshme që institucionet shtetërore kërkojnë në këmbim të ofrimit të shërbimeve.

Manja theksoi se çdo dokument që administrata mund ta sigurojë vetë, nuk do u kërkohet më qytetarëve apo bizneseve.

Dua të ndaj me ju dhe një proces të rëndësishëm që qeveria ka marrë përsipër, atë të deregulimit që ndikon në shërbimin që organet publike dhe administrata ofron ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Deregulimi synon përmirësimin e procedurave dhe shërbimeve publike duke eliminuar dokumentet, lejet, licencat, autorizimet e panevojshme që institucionet shtetërorë kërkojnë në këmbim të ofrimit të shërbimeve.

Ky proces po udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, dhe Ministri i Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit dhe janë angazhuar gjithë institucionet shtetërore që ofrojnë shërbime publike.

Drejtoria e Kodifikimit në Ministria e Drejtësisë janë identifikuar 1370 shërbime që do analizohen me qëllim eliminimin e dokumenteve dhe shkurtimin e afateve dhe procedurave burokratike.

Çdo dokument që administrata mund ta sigurojë vetë nuk do kërkohet nga qytetarët dhe bizneset”, tha Manja.

Më tej ministri shtoi se ka ende shumë punë për t’u bërë për rrënjosjen e integritetit në institucionet publike. Manja bëri me dije se në dy vite nga krijimi i saj, Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion ka rekomanduar 503 masa administrative dhe u janë dërguar institucioneve 235 rekomandime, si dhe 46 kallëzime në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK-ut.

Mbetet ende shumë punë për të rrënjosur integritetin në institucionet publike.

Kemi ndërmarrë një sërë hapash në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi është shembulli më i gjallë i këtij angazhimi të mazhorancës për të forcuar integritetin në drejtësi. Ne kemi besim se institucionet e reja të drejtësisë janë në lartësinë e detyrës që u janë ngarkuar.

Qeveria ka shumëfishuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit.

Në dy vite nga krijimi, drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion ka rekomanduar 503 masa administrative dhe u kemi dërguar institucioneve 235 rekomandime, 46 kallëzime që janë drejtuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK.

Puna e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion ka iniciativën nga denoncimet që kanë ardhur në Ministria e Drejtësisë. Një numër i vogël i këtyre denoncimeve ka ardhur nga biznesi.

Të rrisim rastet e bashkëpunimit dhe evidentimit të problematikave me të cilat përballen bizneset me fokus integritetin në administratën publike”, tha Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të…

2 hours ago

PS, PD dhe partitë e tjera, listat zyrtare për 11 majin

Mesnatën e së enjtes skadoi afati i dorëzimit të listave me kandidatët që do garojnë…

2 hours ago

Parlamentaret 2025, PS publikon 186 emrat e kandidatëve për 12 qarqet

Partia Socialiste ka publikuar e para emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të…

2 hours ago

Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…

13 hours ago

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

15 hours ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

15 hours ago

This website uses cookies.