Dërgohet për gjykim i mituri / 15 – vjeçari vrau me thikë një të mitur tjetër në tetorin e vitit 2024

gjykata shkoder 2

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të një shtetasi të mitur, rreth 15 – vjeçar, i cili është nën akuzë për veprën penale “vrasja në rrethana cilësuese”.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër provohet se, në datën 14.10.2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, rruga “Ing.Gjovalin Gjadri”, të qytetit të Shkodrës, i mituri 15- vjeçar, në konflikt me ligjin, pas një konflikti për motive të dobëta me një të mitur tjetër, e ka qëlluar këtë të fundit me një send prerës shpues, thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Prokuroria Shkodër, shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të personit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.