Categories: BotaLajmeSportFutboll

Deshamps: Botërori në tri kontinente është absurd

Trajneri i Francës, Didier Descamps ka thënë të vetën rreth planeve të FIFA-s për Kampionatin Botëror 2030.

FIFA njoftoi javën e kaluar se Botërori 2030 do të jetë i pari që do të zhvillohet në tri kontinente. Turneu do të nisë në Amerikën e Jugut dhe më pas do të mbahet në Portugali, Spanjë dhe Marok.

Vendimi është pritur me kritika nga disa përfaqësuese për shkak të numrit të madh të udhëtimeve. “Përtej faktit se është një trend, organizimi i tij në shumë vende, është edhe aspekti i orarit të ndeshjeve që zhvillohen në kontinentin e Amerikës së Jugut. Nuk e di se cilat vende do të përfshihen, kjo do të thotë se vendet e Amerikës së Jugut do të jenë në avantazh dhe më pas vendet e tjera do të duhet të lëvizin”, tha Deshamps në një konferencë për shtyp.

Deshamps theksoi gjithashtu mungesën e koherencës në vendimmarrjen e FIFA-s: “Nuk e di kush i merr vendimet, por nuk do të fshihem dhe të mos them se nuk më pëlqejnë gjërat që nuk janë koherente, në nivel sportiv dhe etik”.

FIFA njoftoi planet e tyre për tre ndeshjet e para të Kupës së Botës 2030 që do të mbahen në Amerikën e Jugut për nder të njëqindvjetorit të turneut më të madh të futbollit, i cili u luajt për herë të parë në Uruguai në vitin 1930. Argjentina, Uruguai dhe Paraguaj do të jenë nikoqir nga një ndeshje secila, përpara se Federatat evropiane dhe ato afrikane të futbollit do të kombinohen për pjesën e mbetur të turneut.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.