Categories: LajmeSociale

Dëshironi të përfitoni shtetësinë gjermane? Avokatja tregon kushtet kryesore që ju bëjnë fitues

Pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në Gjermani , të huajt mund të aplikojnë për shtetësi gjermane. Ligji i ri i shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024, ku mendohet se rreth 12 milionë të huajt në Gjermani tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane.

Për të folur mbi këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, avokatja e specializuar për emigrantët, Nakibe Ademi u shpreh se vetëm pas 5 viteve qëndrimi mund të aplikohet për nënshtetësinë gjermane. Për më tepër ajo theksoi se duke ndryshuar statusin e tyre aktual, të huajt mund të arrijnë të fitojnë më lehtë nënshtetësinë.

Sipas nenit 104 C të ligjit gjerman thuhet se ato persona që jetojnë që prej 5 vitesh në Gjermani, kur e ke këtë nenin në lejen e qëndrimit nuk të takon nënshtetësia, e njëjta vlen edhe për ato persona që kanë fituar leje qëndrimi shkak i sëmundjes. Kështu që unë i këshilloj të gjithë klientët e mi që të ndërrojnë nenet. Për shembull të dalin nga neni 104 C nëse janë të integruar mirë sepse të duhet niveli i gjuhës B1 kurse 1 nen që është për të mirë integruarit duhet A2 kështu që fillimisht duhet të ndryshojnë statusin dhe më pas të plotësojnë 5 vitet dhe të aplikojnë”, u shpreh avokatja Ademi.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.