“Dëshmorët e Prishtinës”, pajiset me kaldajë – Zaimaj: Ky investim plotëson një nevojë të kahershme të institucionit

kaldaja deshmoret e prishtines

Investimet në institucionet arsimore në Shkodër vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë Shkodër.

Një investim i fundit është vendosja e kaldajës në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, duke përmirësuar ndjeshëm ngrohjen dhe mjedisin e brendshëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Zëvëndës drejtori i shkollës, Sokol Zaimaj, tha se ky investim plotëson një nevojë të kahershme të institucionit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e qytetit, me qëllim garantimin e kushteve më të mira për nxënësit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.