Dëshmorët të “rrethuar” me mbeturina, situata sa vjen e përkeqësohet pranë brigjeve të lumit Kir

Situata nga hedhja e mbeturinave në brigjet e lumit Kir pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër çdo ditë e më shumë vjen duke u përkeqësuar. Grumbujt e mbeturinave gjenden kudo përreth varrezave duke u kthyer kështu në një problem serioz. Përreth vendit ku depozitohen tonelatat e mbetjeve jetojnë një numër i konsiderueshëm familjesh,  të cilat çdo ditë përballen me këtë situatë. Disa herë institucionet kanë ndërmarrë nisma të ndryshme për pastrimin dhe moslejimin e hedhjes së mbetjeve,  por nuk kanë zgjatur për shumë kohë pasi situata është rikthyer sërish si më parë. Përveç rrezikut që përballen banorët nga prania e mbeturinave, aty ndodhen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut duke treguar një mungesë respekti totale për kontributin e atyre të cilët prehen në atë vend. Po ashtu pjesa më e madhe e mbetjeve përfundojnë në shtratin e lumit Kir,  i cili kalon aty duke e ndotur gjatë gjithë vitit. Hedhja e mbeturinave në periferitë e qytetit të Shkodrës është kthyer në një shqetësim që vijon prej vitesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.