Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bardhi: Alibeaj ndodhet aty me vullnet të PS, jo opozitës

Bardhi

Bardhi

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi tha se është mazhoranca ajo që nuk do të ketë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse që të garantojë zgjedhje të lira dhe të drejta për qytetarët dhe se po mban peng komisionin.

Duke mos pranuar që deputetët e “Rithemelimit” bllokuan mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bardhi tha se Enkelejd Alibeaj po mbahet në atë komision si bashkëkryetar me vullnet të mazhorancës dhe jo të deputetëve të opozitës që i besuan atë rol dy vite më parë.

Për Bardhin, Alibeaj nuk e ka më besimin e 2/3 të deputetëve të opozitës pasi në dy vite nuk bëri asgjë, por sipas tij, u desh ndërhyrja e “Rithemelimit” që Reforma Zgjedhore të vihej sërish në fokus të publikut.

“Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputeteve të mazhorancës dhe deputeteve me mandat opozitar që janë në komision me vullnet të mazhorancës dhe jo të opozitës sikur po bëjnë reformë zgjedhore. Po i hedhin hi syve shqiptarëve se po dëshirojnë reformë zgjedhore, nëse do e donin do e kishin përmbyllur përgjatë këtyre dy viteve. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin, por mazhoranca ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës. Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës në komision. Dua ta bëj të qartë që opozita dëshiron të marrë pjesë në komision por nuk po lejohet, opozita dëshiron të përmbyllë reformën por ajo mbahet e bllokuar dhe peng nga vullneti i Ramës.

Janë 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin tek ata që bllokuan për dy reformën që ka interes madhor për qytetarët. Sa kohë kanë humbur besim e 2/3 të opozitës që i kanë mandatuar është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tone, nuk e kanë. Ia kemi dhënë, i mbështetëm për dy vite, në bashkëpunim me Gjiknurin dhe vullnet të Ramës e bllokuan komisionin për 2 vite. Nëse ne nuk do kishim ngritur zërin sot komisioni do ishte jashtë vëmendjes së publikut. Ishim ne që e kthyem ne teme qendrore, të kishte qenë për Ramën apo ato që në i besuam ajo do ishte varrosur në harresë”, tha Bardhi.

Bardhi tha se opozita ka rekomandimet e saj për Reformën Zgjedhore dhe se nuk do të lejojë që të përsëritet “rasti i 2021 ku zgjedhjet iu dhanë në tavolinë Ramës”.

“Mekanizmi  i bashkëkryetarit dhe vetos që i jep opozitës në këtë komision është garanci që të mos përsëritet ajo që ndodhi në 2020 ku individë me mandat gjoja opozitar bënë një ligj që i dha në tavolinë fitoren Ramën në 2021. Jemi këtu për të parandaluar këtë skenar dhe të caktojmë ne kush na përfaqëson në komision”, tha Bardhi

Deputetët e “Rithemelimit” kanë bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke zënë karriget e deputetëve të mazhorancës, anëtarë të komisionit.

Ky vendim nga ana e “Rithemelimit” u bë shkak për largimin nga punimet e mbledhjes të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar largimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Komisionit dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylybashin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.