Categories: LajmePolitikëRajoni

Dështimi i referendumit në veri, Kurti: Tani BE të heqë masat ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultatet e procesit të votimit në veri të vendit treguan se nuk ka vullnet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave.

Kurti ka theksuar përpjekjen e qeverisë për të luftuar krimin dhe kontrabandën teksa ai ka bërë thirrje për largimin e masave të vendosura nga BE-ja, të cilat kanë qenë lidhur me procesin e shkarkimit të kryetarëve.

Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se autoritetet e Beogradit kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve serbë në veri, e sipas tij, “Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20 për qind, por jo edhe 50 për qind”.

Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktual në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor. Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq.

Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%. Qeveria e Republikës së Kosovës është ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos ndaj trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka inkurajuar kryetarët e zgjedhur të Zveçanit dhe Zubin Potokut që të nisen te zyrat e tyre dhe të kryejnë detyrën e tyre në objektet zyrtare të komunave të Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

6 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

6 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

6 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

6 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

6 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

7 hours ago

This website uses cookies.