Albin Kurti ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kurti e ka cilësuar dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës si një “sulm brenda institucional ndaj Republikës së Kosovës”, pasi deputetët e opozitës, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AKK votuan kundër kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”, shkruan Kurti në rrjetin social, Facebook.
Sipas tij, kjo është një situatë e paparë ndonjëherë në Kosovë dhe se vota kundër sipas tij, është votë kundër Kosovës.
“Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, thekson Kurti.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi nuk u arrit të miratohet raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Pas rinisjes së punimeve të Kuvendit prej pauzës disa minutëshe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar ndërprerjen e seancës duke theksuar se nuk ka shumicë të mjaftueshme për vazhdimin e procedurave.
“Për shkak të rrethanave të krijuara dhe meqë raporti i Komisionit nuk mori votat e nevojshme, jemi të detyruar të ndërpresim seancën dhe përmes një letre do t’i drejtohemi Presidentes për të sqaruar hapat e mëtejmë,” deklaroi Dehari para deputetëve.
Sipas rezultatit të votimit, 52 deputetë votuan pro raportit, 46 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan – numra të pamjaftueshëm për miratimin e dokumentit.
Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon…
Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në…
Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër. Gjatë këtyre…
Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci,…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bashkëbiseduar këtë të martë me tregtarë dhe qytetarë…
Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti në një takim në hollin e…
This website uses cookies.