Categories: LajmePolitikë

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin, asnjë përfaqësues nga mazhoranca

Dështon për të katërtën herë Komisioni Hetimor për Sterilizimin, pasi mazhoranca nuk ka qenë sërish pjesë e punimeve të këtij komisioni.

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se nënkryetari i Komisionit Plarent Bdreca dhe Milva Ikonomi, janë në konflikt interesi me çështjet që po hetohen në komision.

Deputetja Ina Zhupa u shpreh se Ndreca ka shërbyer si avokat i disa prej të akuzuarve për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Ndrës Ikonomi, shtoi ajo, ka qenë kryetare e komisionit të pranimit të ofertave për njërin nga koncesionit dhe në mungesë të Ilir Beqajt, ka firmosur.

Kam ngritur shqetësimin që nënkryetari i komisionit ka shërbyer si avokat i disa prej të akuzuarve për sterilizimin.

Ai duhet të dilte e të deklaronte se nuk kishte konflikt interesi.

Milva Ikonomi ka shërbyer si zv.ministre e Shëndetësisë gjatë kohës së miraitmit të check-up dhe gjatë diskutimit të koncesionit të sterilizimit. Sipas të dhënave në media, Ikonomi ka qenë zv.ministre dhe ka pasur të bëjë me proceset e koncensioneve dhe prandaj është thirrur në prokurori për të dëshmuar.

Ikonomi ka qenë kryetare komisionit të pranimit të ofertave për njërin nga koncesionet. Ajo dhe z. Rrjepaj në mungesë të Beqajt, kanë firmosur”, tha Zhupa e cila shtoi se arsyet se përse Ndreca dhe Ikonomi nuk kanë pranuar të hedhin firmën se nuk janë në konflikt interesi, ka të bëjë me faktin se dokumentet më pas janë objekt hetimi nga ILDKP.

Për këtë i kërkuar asaj dhe kolegëve të firmoste deklaratën e konfliktit të interesit. Ata votuan kundër dhe nuk pranuan të firmosnin një deklaratë që më pas do ishte një dokument për ILDKP.

Sepse deklaratat publike mund t’i mohojnë, por dokumentat jo”, përfundoi Zhupa.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

15 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

15 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

15 hours ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

16 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

16 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

16 hours ago

This website uses cookies.