Dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore,  Gjiknuri: Opozita, sjellje absurde

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shprehur keqardhjen për mos zhvillimin e mbledhjes së sotme, për shkak të bllokimit të bërë nga opozita.

Gjiknuri u shpreh se sjellja e opozitës është absurde dhe se reforma zgjedhore më së pari është në interesin e tyre.

Sot kishim  një seancë dëgjimore me të gjitha organizatat joqeveroitare që janë angazhuar ndër vite në zgjedhje, kanë bërë rekomandimet e tyre për  përmirësime  në Kodin Zgjedhor dhe kanë qenë aktorë të tretë shumë të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. Skenat i patë, kësaj radhe e bënë të pamundur hapjen e  një mbledhje, por mundësinë për t’u shprehur të gjitha organizatat e inetresuar për çështjet zgjedhore, Një pjesë e opozitës, Rithemelimi, bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimin e  zgjedhjes dhe me këto kushte po pengojnë ecurinë e reformës zgjedhore. Do njoftojmë mbledhje tjetër me të gjitha aktorët por do gjejmë  mënyrat e duhura për ta bërë atë. Zgjidhja online mund të jetë zgjidhja e duhur.

Të dy opozitat nuk po bëhen aktive për ta çuar para këtë proces. Aty janë vetëm anëtarët e mazhorancës. Fatkeqësisht dhe absurditet. Mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor. Ai ligj ne na ka dhënë disa zgjedhje demokratike”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.