Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shprehur keqardhjen për mos zhvillimin e mbledhjes së sotme, për shkak të bllokimit të bërë nga opozita.
Gjiknuri u shpreh se sjellja e opozitës është absurde dhe se reforma zgjedhore më së pari është në interesin e tyre.
“Sot kishim një seancë dëgjimore me të gjitha organizatat joqeveroitare që janë angazhuar ndër vite në zgjedhje, kanë bërë rekomandimet e tyre për përmirësime në Kodin Zgjedhor dhe kanë qenë aktorë të tretë shumë të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. Skenat i patë, kësaj radhe e bënë të pamundur hapjen e një mbledhje, por mundësinë për t’u shprehur të gjitha organizatat e inetresuar për çështjet zgjedhore, Një pjesë e opozitës, Rithemelimi, bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimin e zgjedhjes dhe me këto kushte po pengojnë ecurinë e reformës zgjedhore. Do njoftojmë mbledhje tjetër me të gjitha aktorët por do gjejmë mënyrat e duhura për ta bërë atë. Zgjidhja online mund të jetë zgjidhja e duhur.
Të dy opozitat nuk po bëhen aktive për ta çuar para këtë proces. Aty janë vetëm anëtarët e mazhorancës. Fatkeqësisht dhe absurditet. Mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor. Ai ligj ne na ka dhënë disa zgjedhje demokratike”, tha ai.
Argjinatura e ndërtuar vitin e shkuar në fshatin Juban të Njësisë Gur i Zi ka…
Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se, gjatë një operacioni policor të…
Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht…
Myftinia Shkodër ka organizuar në xhaminë e Parrucës një aktivitet fetaro-kulturor , me rastin e…
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamentet për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Pas dorëzimit në…
Në Komisionin e Ligjeve u zhvillua një debat i nxehtë mbi projektligjin për disa shtesa…
This website uses cookies.