Lajme

Dështon rezoluta e përbashkët me PE, opozita voton kundër

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri nuk ka mundur të dalë me një rezolutë të përbashkët në përfundim të takimit të dy delegacioneve.

Shkak u bënë votat kundër të opozitës.

Votoi me shumicë të theksuar Delegacioni Europian, por për shkak se delegacioni shqiptar nuk mundi të bëjë shumicën për të votuar këtë rezolutë të përbashkët, për të cilën ne punuam gjithë ditën, nuk arrijmë dot të miratojmë një rezolutë të përbashkët,” u shpreh Toni Gogu, kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk mund të votojmë pro një rezolute ku nuk pasqyrohet asnjë prej amendamenteve apo shqetësimeve të opozitës, por kjo nuk nënkupton që opozita, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk mbështet procesin e integrimit,” u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian, teksa u benë thirrje palëve për konsensus, theksuan se vota kundër do të ishte sinjal negativ për Këshillin e Europës dhe do e ngadalësonte procesin e integrimit.

Kryesuesi i delegacionit të PE, Xhorxho Gori (o. Giorgio) tha: “Kolegë, nëse nuk votoni tekstin përfundimtar të rezolutës. Do të jetë sinjal negativ për Këshillin dhe do të ketë impakt negativ për negociatat e ardhshme. Nëse doni të ndihmoni anëtarësimin në BE, unë mendoj se duhet të votoni pro, pavarësisht se respektoj mendimin kundër.

Eurodeputeti italian: “Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet do të çonte mesazh negativ. A mund tu kërkoj ju lutem të bëni abstenim. Kjo do të tregonte se ka dallime të ndryshme.

Dëgjova me shumë interes përfaqësuesit e parlamentit Europian, që bën thirrje për opozitën. Unë kisha shpresuar që kjo thirrje të ndodhte edhe për mazhorancën. Ishte mazhoranca e para që hodhi poshtë me votë propozimet që kishim bërë. Nuk ishim ne të parët që e refuzuam. Fatkeqësisht mazhoranca refuzoi të votojë pro rekomandimeve tona. Vota jonë vjen si rezultat i hedhjes poshtë të rekomandimeve të opozitës,” deklaroi deputetja demokrate Jorida Tabaku.

10 deputete të PE-së erdhën në Tiranë gjatë datave 28–29, kur u mbajt takimi takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deklarimi i DIVA-s, pragu u ul në 1,2 milionë lekë në vit, afati i fundit 31 marsi

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…

3 minutes ago

Hasani takohet me Zelensky: Riafirmojmë angazhimin tonë për një partneritet të qëndrueshëm

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…

4 minutes ago

Përplasja me armë në Kallmet, dënohet me 6.6 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…

6 minutes ago

Dajçi konkurron me pemët dekorative, sipërmarrësi: Eksperiencën e mora në Itali

Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…

9 minutes ago

“Paketa e Maleve”, Rama: Së shpejti shpallim një mbështetje të re financiare

Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…

11 minutes ago

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

21 hours ago

This website uses cookies.