Dështon seanca për rusin Igor Kokunov/ Avokati: Shkresa për ekstradim e parregullt, s’ka firmën e Ministrit të Drejtësisë së Rusisë
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër u blindua këtë të martë nga policia, pasi u zhvillua seanca gjyqësore për Igor Kokunov, ‘koka’ e grupeve kriminale në Beograd i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar rus. Masa të rrepta sigurie ishin ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.Megjithatë pas rreth dy orësh zgjatje, procesi gjyqësor ndaj Kokonov është shtyrë pasi gjykata ka vlerësuar si të parregullt shkresën për ekstradimin e tij në Rusi. Avokati deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.Autoritetet shqiptare do të përfundonin të hënën e 28 gushtit në gjurmët e “bosit të krimit” Igor Kokunov, duke e ndaluar të kërkuarin nga Federata Ruse në pikën kufitare të Muriqanit.Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka pasur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si Vasya Bandit, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.