Dështon termocentrali kryesor i energjisë, Kuba në errësirë totale

Kuba po përjeton një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë elektrike pas dështimit të centralit të saj kryesor.

Rrjeti energjetik ra të premten, ndërsa zyrtarët thanë se nuk e dinin se sa kohë do të duhej për të rivendosur energjinë. Ndërkohë 10 milionë banorët e saj janë në errësirë të plotë.

Ndërprerja totale e së premtes erdhi pasi termocentrali Antonio Guiteras në Matanzas, më i madhi në ishull, dështoi.

Presidenti Miguel Díaz-Canel Bermúdez tha se situata ishte “përparësia e tij absolute”.

“Nuk do të ketë pushim derisa të rikthehet energjia”, shkroi ai në X.

Kreu i furnizimit me energji elektrike në ministrinë e energjisë, Lazara Guerra, u citua më vonë nga agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë se procesi i rivendosjes së energjisë elektrike ishte në fazat e tij të hershme.

“Ka një nivel të prodhimit të energjisë elektrike që do të përdorej për të nisur termocentralet në disa rajone të vendit”, tha ajo.

Më herët të premten, zyrtarët njoftuan se të gjitha shkollat ​​dhe aktivitetet jo thelbësore, përfshirë klubet e natës, do të mbylleshin deri të hënën. Kubanëve u është kërkuar gjithashtu që të fikin pajisjet me konsum të lartë si frigoriferët dhe furrat gjatë orëve të pikut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.