Destinacione turistike, në qarkun Kukës, 200 mijë vizitorë në 10 muaj
Drejtori i administrimit të zonave të mbrojtura, Lefter Gjana përmendi zonat më kryesore dhe më të vizituara ndërkohë referon dhe numrin e vizitoreve deri në muajin tetor.
Të shumtë priten të jenë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, të cilët priten të vizitojnë zonat e mbrojtura.
E rëndësishme me qëllim shmangien e aksidenteve është marrja e informacioni të duhur për shtigjet që duhet të ndjekin turistët.
Drejtori, Gjana vendos theksin tek ruajtja e faunës dhe florës në zonat e mbrojtura, ku turistët duhet të jenë të kujdesshëm.
Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.