Destinacioni i preferuar për të huajt – Ura e Mesit çdo ditë pret qindra vizitorë

Ura e Mesit është kthyer në një pikë e preferuar nga të huajt për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria. Ky monument kulture gjithnjë e më shumë po tërheq një numër të lartë vizitorësh të huaj edhe tani në vjeshtë.

 “Po, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Realisht këtu qenka shumë bukur, vend tepër i këndshëm. Urën e bëjnë të veçantë format e saj. Njerëzit këtu sillen shumë mirë me ne. Janë shumë miqësorë dhe na ndihmojnë. Unë kam ardhur nga Grazi i Austrisë dhe shpresoj të vij sërish në Shqipëri.

-Jam nga Kanadaja, quhem Sharlota dhe vij për herë të parë në Shqipëri.

Na treguan për historikun e Urës së Mesit, që është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati. Është një monument i veçantë.

-Kam ardhur nga Hollanda. Më herët ishim në Theth dhe sot erdhëm për të parë Urën e Mesit. Jemi të impresionuar nga ajo çfarë ofron Shkodra, keni vende tepër të bukura”, –  shprehen turistët.

Për mirëmbajtjen e Urës së Mesit kujdesen edhe punonjësit e njësisë Administrative Postribë.

Shpesh, turistët shfrytëzojnë vizitën për të mësuar më shumë rreth historisë së rajonit të Shkodrës, pasi ura është pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Shkodrën me zonat e malësisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.