Ura e Mesit është kthyer në një pikë e preferuar nga të huajt për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria. Ky monument kulture gjithnjë e më shumë po tërheq një numër të lartë vizitorësh të huaj edhe tani në vjeshtë.
“Po, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Realisht këtu qenka shumë bukur, vend tepër i këndshëm. Urën e bëjnë të veçantë format e saj. Njerëzit këtu sillen shumë mirë me ne. Janë shumë miqësorë dhe na ndihmojnë. Unë kam ardhur nga Grazi i Austrisë dhe shpresoj të vij sërish në Shqipëri.
-Jam nga Kanadaja, quhem Sharlota dhe vij për herë të parë në Shqipëri.
Na treguan për historikun e Urës së Mesit, që është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati. Është një monument i veçantë.
-Kam ardhur nga Hollanda. Më herët ishim në Theth dhe sot erdhëm për të parë Urën e Mesit. Jemi të impresionuar nga ajo çfarë ofron Shkodra, keni vende tepër të bukura”, – shprehen turistët.
Për mirëmbajtjen e Urës së Mesit kujdesen edhe punonjësit e njësisë Administrative Postribë.
Shpesh, turistët shfrytëzojnë vizitën për të mësuar më shumë rreth historisë së rajonit të Shkodrës, pasi ura është pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Shkodrën me zonat e malësisë.
Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të…
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Rreth orës…
Policia braziliane ka deklaruar se ka parandaluar një sulm me bombë të planifikuar në koncertin…
Ka dështuar edhe në përpjekjen e 11-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në seancë të…
Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore…
Pas plot 20 vitesh të kaluara në Liverpul ka ardhur momenti për tu larguar. Trent…
This website uses cookies.