Detaje nga plagosja në Malësi të Madhe, zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes: Më rrahën nipin

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e e 15 shtatorit, teksa u qëlluan me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të dy tashmë jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar, shtetasi Lulzim Rakaj, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes, ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës. Ndaj tij, policia ka referuar veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. 38 vjeçari deklaroi se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij dhe duke dyshuar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ishin të armatosur.

Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati.  Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij i arrestuari Lulzim Rakaj. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, më 15 shtator në rrethrrotullimin e  Grishës në Malësinë e Madhe në hyrjen e një lokali.

 Shtetasi Lulzim Rakaj dyshohet se qëlloi 8 herë në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanaj duke i lënë të plagosur. Hasanaj mori një plumb në gjoks dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas operacionit në spital kaloi rrezikun për jetën. Pas ngjarjes, në ndihmë të efektivëve të Shkodrës mbërritën forcat speciale RENEA, të cilat pas pak orësh arritën të prangosin Lul Rakaj.

Arrestimi i tij u bë në afërsi të balkonit panoramik të Tamarës në Malësinë e Madhe. 38 vjeçari tentoi që të çajë rrethimin e RENEA, por forcat speciale arritën ta ndalojnë. Në automjet Lulzim Rakaj kishte edhe bashkëshorten.

Arma e zjarrit tip pistoletë nuk është gjetur ende dhe policia po punon për ta gjetur dhe sekuestruar si provë. Lulzim Rakaj në vitin 2004 ka vrarë shtetasin Kolë Gjokaj duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i Kolë Gjokaj më përpara. Pas afro 15 vitesh burg Lulzim Rakaj u lirua duke u përfshirë në këtë tenativë vrasje me dy të plagosur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.