Detaje të reja nga plagosja, autori dhe i plagosuri njiheshin me njëri-tjetrin, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Golem në Shkodër. Mësohet se i plagosuri Ronaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin. Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër. Pas kësaj, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor. Vetë i riu ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin. Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur. Kroni ka qëlluar nga një furgon i bardhë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.