Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Golem në Shkodër. Mësohet se i plagosuri Ronaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin. Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër. Pas kësaj, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor. Vetë i riu ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin. Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur. Kroni ka qëlluar nga një furgon i bardhë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.