Categories: LajmeSport

Detajet e formatit të ri të Superligës, si do të sfidojnë disa klube Champions-in e famshëm

“A22 Sports Management” ka prezantuar po sot formatin e ri të Superligës. Bernd Reichart tregoi se ky projekt ende është në letër, por shpreson që të vihet në jetë sa më shpejt të jetë e mundur si dhe për tu pranuar nga tifozët është munduar që ta bëjë sa më të kuptueshëm.

Sa skuadra do të marrin pjesë?

Numri i skuadrave do të jetë 64. Sipas projektit këto ekipe do të ndahen në tre liga të ndryshme. Star Liga do të përbehet nga 16 skuadra, të cilat do të ndahen në dy grupe me nga tetë skuadra. Po 16 skuadra do të ketë edhe Gold Liga, e cila gjithashtu do të përbëhet prej dy grupesh me nga tetë skuadra. Ndërsa liga e fundit do të jetë Blue Liga, e cila do të përbëhet prej 32 skuadrash, të cilat do të ndahen në katër grupe me nga tetë skuadra secili.

Formati?

Superliga parashikon të luhen 14 takime (7 në shtëpi dhe 7 jashtë fushë) në fazën e parë, të cilat do të luhen nga shtatori deri në prill. Sipas “A22 Sports Management” një sezon i Superligës do të ndahet në dy faza. Në fillim është sezoni i rregullt dhe më pas do të luhen finalet. Kompeticioni do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bazohet mbi meritat sportive si dhe do të ketë promovim dhe zbritje nga kategoria.

Si do të jetë rrugëtimi drejt finales?

Katër ekipet e para të grupeve të Star League dhe Gold League dhe dy ekipet e para të grupeve të Blue League, do të ndeshen me njëra–tjetrën në takime me sistem me eleminim direkt. Ndërsa finalja do të luhet në një fushë asnjanëse.

Si do të përzgjidhen ekipet në Superligë?

Sistemi “i hapur” i Superligës bën që në këtë kompeticion skuadrat pjesëmarrëse të jenë të ndryshme në vazhdimësi. Në ç’do sezon dy të fundit Star League dhe Gold League do të bien automatikisht nga kategoria dhe do të zëvendësohen nga fitueset e play-off të Gold League dhe Blue League.

Si do të futen ekipet në Superligë?

Në ç’do sezon 20 prej 32 skuadrave të Blue League do të dalin nga kompeticioni për ti hapur vend 20 skuadrave të reja, të cilat do të vijnë nga kompeticionet kombëtare.

A zëvendëson Superliga kompeticionet kombëtare?

Sipas “A22 Sports Management”, Superliga do të jetë në përputhje me kompeticionet kombëtare dhe do të mbahet në mesjavë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

5 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

6 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

6 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

6 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

6 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

6 hours ago

This website uses cookies.