Lajme

“Detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK: Rama të dorëhiqet, organizoi grusht shteti brenda shtetit

Kreu demokrat Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë (17 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, në një deklaratë për mediet, Berisha ka deklaruar se grumbullimi i mbështetësve të Veliajt para SPAK, përbën grusht shteti brenda shtetit, pasi sipas kreut demokrat, u morën peng gjykatës e prokurë të çështjes së Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj.

Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra. Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar. Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës. Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit ka kërkuar ndër të tjera edhe dorëheqjen e Kryeministrit të cilin e akuzon se ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër”, tha ai.

Më 12 shkurt, mbështetës të Veliajt u grumbulluan para SPAK, ndërsa kjo e fundit konfirmonte masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryebashkiakun e Tiranës.

Një ditë pas grumbullimit, opozita akuzoi se Policia nuk kreu detyrën duke mos qenë prezentë para SPAK dhe duke mos ndaluar simpatizantët e Veliajt që të bllokonin makinë që do transportonte për në burgun e Durrësit, Kryebashkiakun.

Pas këtyre akuzave nga opozita, reagoi edhe SPAK e GJKKO, të cilat e kanë quajtur “të paprecedentë” dhe “shkelje flagrante të detyrimeve ligjore” mungesën e prezencës policore gjatë situatës së krijuar përpara GJKKO-së nga mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa po verifikohej masa e tij e sigurisë.

Në një njoftim për mediet, GJKKO-ja shkroi se edhe pse Garda e Republikës, si përgjegjëse për sigurinë e gjyqtarëve të posaçëm, kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit për të siguruar perimetrin e jashtëm, “nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj”.

Sipas GJKKO-së, gjyqtarëve mund t’u ishte rrezikuar jeta dhe shëndeti, pasi automjetet e tyre u qëlluan nga ana e protestuesve.

Blerti Delija

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

8 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

8 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

8 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

8 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

8 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

8 hours ago