Lajme

“Detyrim paraqitje”- Kryemadhi ankimon vendimin. Edhe Meta drejt Apelit

Deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi kundërshton masën e vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK. Masa e sigurisë nënkupton që Kryemadhi shihet si person me interes nga prokurorët specialë për të zbardhur çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin apo pasurinë e saj familjare.

Ajo dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj pritet që këtë të hënë (4 nëntor) të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.

Avokati Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg” do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK. Ndalimi i ish-presidentit u krye në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa Meta po i drejtohej selisë së partisë, ku kishte njoftuar një konferencë shtypi.

SPAK ngriti tri akuza ndaj Metës: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

11 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

12 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

12 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

12 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

13 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.