FLASH

Devis Xherahu zbulon surprizën për fansat e tij: Do jem pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH vijojnë përgatitjet ku artistët po dërgojnë tekstet e tyre, por duket se “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka zbuluar në mënyrë ekskluzive një nga pjesëmarrësit .

Këngëtari Devis Xherahu ka zbuluar planet artistike dhe ai më i afërti është pjesëmarrja e tij në Festivalin e Këngës për këtë vit. Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH artisti tha se po përgatit një material për t’u përfaqësuar me festivalin që është rritur.

“Unë po bëhem gati për një material për te Festivali i Këngës. Unë jam rritur me këtë dhe dua të marr pjesë në traditën më të bukur të muzikës shqiptare dhe ai është festivali i këngës. Vij aty për këtë arsye dhe jo për të fituar apo të për të shkuar në Eurovision. Të tjerat janë surprizë”, tha ai

I cilësuar shpesh si artisti që nuk njeh moshë, duket se sekreti i Devis Xherahut është fakti që ai “ndihet gjithmonë si një 20 vjeçar në shpirt”. Me 34 vite karrierë muzikore mbi supe, Xherahu tha se jeta profesionale ka pasur ulje ngritje për shkak të konkurrencës, por shton se pasioni it ije ka bërë që të jetë ende i preferuar në tregun muzikor.

“Kam shumë vite që e kam humbur shijen e mëngjesit për shkak të punës gjatë orëve të natës nëpër koncerte. 34 vite karrierë muzikore, duhet ta duash shumë atë që bën, e kam të studiuar e kam të trashëguar nga familje dhe kam një bashkëshorte që më kupton dhe ma bën shumë të letë baraspeshën mes familjes dhe profesionit. Sigurisht nuk e lehtë se konkurrenca është në mes, ke ulje ngritje”, tha ai.

A i pëlqen surprizat Devis Xherahu? Artisti duket se më shumë preferon të bëjë surpriza, por kujton me emocion surprizën që i ka bërë bashkëshortja e tij.

“Jam njeri që më pëlqen të bëj surpriza dhe janë edhe të bukura në një marrëdhënie pasi shërben edhe për rigjenerimin e marrëdhënies. Por një surprizë të bukur Devis e ka marrë nga bashkëshortja për përvjetorin e ditëlindjes. Unë në shpirt jam 20 vjeç nuk luaj. Nuk i kam i qejf ditëlindjet. Ishim të dy me angazhime atë ditë dhe nuk u morëm me ditëlindjen, më merr një shok dhe më thotë hajde te ky lokal se duhet të flasim për një koncert pune në SHBA dhe sapo futem në lokal 50 veta më këndojnë këngën e ditëlindjes. Aty u preka, nuk e prisja”, tha Xherahu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

3 minutes ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

7 minutes ago

Rikonstruktohen trotuaret e qytetit – Bashkia Shkodër: Do të ndërhyhet në të gjitha trotuaret e dëmtuara

Prej disa ditësh,  Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikonstruksionin e trotuareve në rrugët e…

9 minutes ago

Rehabilitimi i zonës së ish- Fermentimit – Projekti parashikon sistemimin e plotë të 3.2 km rrugë të kësaj zone periferike të Shkodrës

Po avancon me ritme të shpejta zbatimi i projektit për rikonstriksionin e infrastrukturës rrugore në …

10 minutes ago

Një pianiste si Marita Vuksani – Prezantuesja e parë e Festivalit të Fëmijëve në kujtimet e kolegëve

Arti dhe kultura ka prodhuar përherë në Shkodër figura të ndritura, me të cilat krenohet…

13 minutes ago

Massafra takim me “Projekti Shpresa” – Kontributi i tij në qendrën rezidenciale ka qenë i vazhdueshëm

Duartrokitjet e shoqëruan gjatë Imzot Massafra-n sapo hyri brenda.  Ishin ndryshe nga çdo herë tjetër.…

16 minutes ago

This website uses cookies.