Devolliçja shpallet ”Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”

Devollicja

Devollicja

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka vendosur në listën e kryevlerave kombëtare, vallen devolliçe. Vendimi vjen pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe bashkisë së Devollit.

Vallja e famshme devolliçe, simboli i zonës, është një valle burrash që vjen në trajtën e një balade, fillon ngadalë shtruar, mbështetur fort në tokë, duke pasqyruar jetën, sakrificat, mbijetesën, luftën dhe në fund atmosferën dinamike festive të fitores.

Nga shek 19 kjo valle vjen në format më të vjetra, e kënduar dhe më pas e interpretuar me vegla muzikore ndërsa regjistrimet e para të saj i përkasin fillimit të shek të 20. Kjo valle trashëgohet brez pas brezi.

Me këtë rast është organizuar një aktivitet për të prezantuar këtë vendim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.