Dezinfektimi i rrugëve, Beci: Puna do vijojë çdo ditë në zonat më të frekuentuara
Krahas mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të akseve të ndryshme në qytet, si dhe shtimit të frekuencës së pastrimit, Bashkia Shkodër, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime kanë vijuar që në orët e para të mëngjesit për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve. Kryebashkiaku Benet Beci në rrjetet sociale ka bërë me dije se ky shërbim do të jetë i përditshëm në zonat më të frekuentuara në qytet. Të marten, aksioni i dezinfektimit do të zhvendoset në zonën turistike të Shirokës, me qëllim jo vetëm kujdesin në dizenfektim dhe higjenë, por edhe një panoramë më të përshtatshme për turistët e shumtë që këtë sezon veror po vizitojnë qytetin e Shkodrës dhe atraksionet përrreth.