Categories: Lajme

Dhjetë vitet e “divorcit” Euro–Lek/ Analizë e kursit të këmbimit nga 2013 deri 2…

Dhjetë vitet e “divorcit” Euro–Lek/ Analizë e kursit të këmbimit nga 2013 deri 2023

Grafiku që analizon vitet 2013–2023, është befasues dhe tregon kursin zyrtar të këmbimit valuator të monedhës europiane me atë shqiptare.

Çfarë ka ndodhur me monedhën shqiptare? Cilët janë faktorët që kanë ndikuar? Pse midis vitit 2013 dhe 2017 nuk ka “goditje” të këmbimit valuator? Dhe pse nga 2017 deri 2023 nuk ka të ndaluar superleku shqiptar?

Janë shumë faktorë që po marrim në analizë. Një bilanc tregtar i Shqipërisë i 2023 është i pandodhur që nga viti 2008. Ekspertët ia detyrojnë rritjen e të ardhurave të llogarisë korente rritjes së ndjeshme të shkëmbimeve tregtare, sidomos turizmit, apo edhe rritjes së të ardhurave dytësore të emigrantëve. Po kaq edhe investimeve të huaja.

Këto të dhëna të Bilancit të Pagesave shpjegojnë tendencat e kursit të këmbimit dhe bollëkun e eurove në treg. Po ato të tilla kanë qenë edhe në vitet përpara 2017. Dhe kursi ka pasur një trend të luhatjeve të vogla, pa dëme në treg. Pse nuk shpjegohet dot shpejtësia e madhe me të cilën është zhvlerësuar Euro në raport me Lekun pas 2017?

Nënçmimi i Euros në Shqipëri, ka ndodhur edhe më parë. Kjo e tanishmja, sipas ekspertëve, nuk është një situatë normale, nuk vjen nga ndonjë “mrekulli” e ekonomisë shqiptare.

Analistët e tregut përmendin shkallën e lartë të ekonomisë informale në Shqipëri, hyrjen masive të flukseve të parave nga veprimtari të dyshimta dhe kriminale, teknikisht të pamatshme dhe pa një shifër të saktë.

Në Shqipëri tregtarët e pakicës përdorin një kurs këmbimi fiks, duke siguruar një fitim ekstra në kurriz të konsumatorit, me një kosto padrejtësisht të lartë. Eksportuesit, nga ana tjetër kanë fare pak ose aspak mundësi, për të minimizuar efektet. Situata e tyre ka arritur vërtet në një pikë shumë problematike. Familjet e emigrantëve dhe kursimtarët në monedhë të huaj janë humbësit e mëdhenj nga ky nënçmim i fortë dhe i shpejtë i Euro-s.

Ky nënçmim ka frenuar nivelin e inflacionit në ekonominë kombëtare, por konsumatori shqiptar nuk ka përjetuar ndonjë ulje të çmimeve të produkteve të importit gjatë këtyre 5–6 viteve të fundit, që kur filloi nënçmimi i pandalshëm i Euros. Çmimet vetëm janë rritur.

A ka një zgjidhje? Askush nuk po e ofron një të tillë, ndërsa ligjësitë e tregut duken të përjashtuara për momentin.


Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Të vegjlit rrëfejnë mbi librat e preferuar që kanë lexuar

Janë të vegjël, por sot listojnë dhjetëra libra të lexuar. Në Ditën Botërore të Librit…

48 minutes ago

“Ecim për autizmin”  – Marshim sensibilizues në Ditën Botërore të Autizmit

 “Ecim për autizmin”  ishte slogani i marshimit përgjatë pedonales së qytetit. Përfaqësues të Bashkisë Shkodër…

50 minutes ago

Të rrisësh dy fëmijë me autizëm – Familja Kopliku nga Shkodra, rast shprese për shumë të tjerë

Kjo është Etleva Kopliku nga Shkodra.  Dy djemtë e saj, Rezarti dhe Arjet janë të…

60 minutes ago

“Bilbilat” me risi këtë edicion – Kënga popullore qytetare pjesë e konkurrimit të fëmijëve

Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…

1 hour ago

“2 Prill 1991”, për të mos harruar – Katër qytetarë të Shkodrës u vranë, mbi 80 u plagosën dhe u lënduan

2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…

1 hour ago

“KEA” përkujton “ 2 Prill 1991 ” – Përfaqësues të këtij subjekti politik  bënë homazhe dhe vendosën kurora

Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…

1 hour ago

This website uses cookies.