Dhjetëra borëpastruese në punë për të hapur akset rrugore në Veri

Dhjetëra borëpastruese

Dhjetëra borëpastruese po vijojnë pa ndërprerje punën për të hapur disa nga akset kryesore rrugore në veri të vendit.

Autoritetet raportojnë se në akset e Lotit 1, reshjet e borës vazhduan gjithë natën. Në Qafë-Thorë lartësia e borës arriti mbi 50 cm.

Bora e dendur e gjeti të mbuluar edhe aksin Tamarë–Vermosh mëngjesin e së hënës.

Vështirësi në qarkullim paraqitën edhe zonat e Bogës e Thethit, ku borëpastrueset siguruan kalimin pas ndërhyrjes në vend.

Në territorin e Shkodrës, akset rrugore janë të qarkullueshme dhe kontraktorët mbeten në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

Nga bashkia Malësi e Madhe nuk raportohen probleme po ashtu, as në bashkitë e Vaut të Dejës dhe Fushë-Arrëzit. Në Pukë ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, por jo probleme në qarkullim.

Nga Lezha informohemi se gjatë 24 orëve kanë rënë rreth 50 mm reshje shiu. Aktualisht nuk janë  konstatuar probleme në rrjetin e kullimit dhe argjinatura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.