Dhjetëra mijëra përdorues të X raportojnë ndërprerje globale
Dhjetëra mijëra përdorues globalë të X raportuan probleme duke përdorur sot rrjetin social në pronësi të miliarderit Elon Musk, raportoi faqja e monitorimit Downdetector.
”Raportet e përdoruesve tregojnë probleme në X” tha faqja duke shtuar se raportet filluan të rriteshin pak para orës 06:00 GMT.
Furnizimet e lajmeve të platformës ishin bosh dhe asnjë ”cicërimë” e re nuk ishte e dukshme, megjithëse faqja e internetit twitter.com ishte e disponueshme dhe funksioni “space” ishte i dukshëm.
Në pamundësi për të postuar në X, përdoruesit e mediave sociale raportuan incidentin te konkurrentët si Facebook, Threads dhe Reddit.
Platforma rifilloi shërbimin për përdoruesit në disa vende pak pas orës 06:40 GMT.
Në kulmin e incidentit, Downdetector raportoi se rreth 67 000 përdorues amerikanë kishin raportuar probleme.
Incidenti preku edhe X Pro, i njohur më parë si TweetDeck.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga X, as ndonjë tregues se çfarë e shkaktoi incidentin.
X aktualisht po përballet me probleme, përfshirë një hetim evropian për shkeljet e supozuara të rregullave evropiane për moderimin dhe transparencën e përmbajtjes.
Platforma po kritikohet gjithashtu për reagimin e saj ndaj trazirave të fundit në Dublin.
Një ndërprerje e madhe në X u raportua gjithashtu nga Downdetector në shkurt, duke prekur mijëra përdorues.