Dhjetori festiv / Ndërrimi i viteve me këngëtarin Sidrit Bejleri
Gjithçka nisi mbrëmjen e datës 1 dhjetor për të vijuar në 30 ditë radhazi. Pedonalja përpara bashkisë Shkodër u shndërrua në një arenë e cila nga mbrëmja në mbrëmje do të tejmbushej me vizitorë vendas e të huaj. Shkodranët nga ana tjetër u bënë pjesë e mbremjeve festive së bashku me të vegjlit e tyre në lojrat dedikuar atyre.
Orkestra frymore, A|nsambli i Këngëve dhe Valleve, këngëtarët më të mirë të momentit shoqëruan darkat përgjatë këtij muaj.
Kulmi arrin në ndërrimin e viteve. Krahas hedhjes së fishekzjarreve, duke nisur nga ora 00:00, këngëtari i mirënjohur Shkodran, Sidrit Bejleri do të jetë live për të festuar një Vit të Ri. Një vit që për Shkodrën pritet të jetë i rëndësishëm.
Ndryshimi vetëm sa ka nisur në dhjetorin festiv për të mbajtur gjallë turizmin në Shkodër përgjatë gjithë vitit.