Dhjetori turistik në Shkodër/Tafilica: Rritje të vizitorëve vendas dhe rajonal
Të shumtë janë turistët të cilët i gjen këto ditë dhjetori në rrugët e Shkodrës. Ata vijnë nga qytete të ndryshme, por ndajnë të njëjtën përshtypje për Shkodrën dhe zonat turistike që e rrethojnë atë, ndërsa nuk harrojnë të përmendin as ushqimin e veçantë e tradicional. Ky dhjetor ka një të veçantë, jo vetëm turistë të huaj por po shoqërohet me shtim të vizitorëve vendas dhe rajonal thonë specialistët e turizmit. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, ka rritje të turizmit në Shkodër. Shkodra është cilësuar si “trendi më i ri” ku këtë dhjetor duket se po mban një peshë të madhe turistike. Nga ana tjetër vetë Bashkia Shkodër e ka vënë fokusin drejt turizmit duke e kthyer kryeqendrën e veriut në destinacion të preferuar të vizitorëve vendas dhe të huaj..