Categories: BotaLajme

Dhoma e Përfaqësuesve miraton hetimin për shkarkimin e presidentit Biden

Dhoma e ulët e kongresit amerikan që kontrollohet nga republikanët  ka votuar për autorizimin e hapjes së procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden. 

Ligjvënësit në dhomën e Përfaqësuesve votuan për një rezolutë për të cilën republikanët thonë se do iu japë më shumë pushtet për të mbledhur prova.

Tre komitete të drejtuara nga republikanët në atë dhomë akuzojnë Biden për mitmarrrje dhe korrupsion gjatë kohës që ai ka qenë zëvendës president, por ende nuk kanë paraqitur prova për këto pretendime. 

Pas votimit Biden, u shpreh se kundërshtarët po e sulmonin me gënjeshtra. “Në vend që të bëjnë gjithçka për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së amerikanëve, ata janë të përqendruar të më sulmojnë me gënjeshtra”, theksoi ai.

Autorizimi për hapje procesi për përcaktimin e bazave për ngritjen e akuzave ndaj presidentit nënkupton se hetimi do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm kur mbahen presidencialet dhe ku Biden ka shumë gjasë të  përballet me ish presidentin Donald Trump. 

Ky i fundit ndërkohë iu ka kërkuar aleatëve në kongres që të veprojnë me shpejtësi për të hapur procesin për hetimin e kundërshtarit.

Vendimi për votimin erdhi ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe ekipi i tij drejtues u përballen me një trysni në rritje për të treguar se kanë shënuar  përparim në një hetim gati njëvjeçar të përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

22 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

22 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

22 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

23 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

23 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

23 hours ago

This website uses cookies.