“Dhoma sekrete” e dekoruar nga Mikelanxhelo do të hapet për publikun
Vizitorët së shpejti do të lejohen të hyjnë në një hapësirë të fshehur prej kohësh brenda kupolës Medici në Firence, ku vizatimet delikate me qymyr të skicuara në mure janë vizatuar nga Mikelanxhelo.
Dhoma sekrete, një hapësirë e vogël, u zbulua në vitin 1975, kur zyrtarët po kërkonin një dalje të re nga kupola e Medici-t për të akomoduar vizitorët.
Kështu për herë të parë do të hapet për publikun vepra e artistit në Firence. Të skicuara me qymyr shpesh njëra mbi tjetrën dhe me madhësi të ndryshme Mikelanxhelo i pikturoi për nder të familjes Medici.
Besohet se artisti u fsheh në hapësirën e familjes Medici për disa javë në vitin 1530 në kohën ku ishte dënuar me burg nga Papa Kelmenti VII. Dënimi me vdekje u anulua pas dy muajsh dhe Mikelanxhelo u kthye në punë në Firence, përpara se të transferohej në Romë katër vjet më vonë.
Besohet se vizatimet janë skica për punët e ardhshme, duke përfshirë këmbët e një prej statujave. Hapësira nuk ka qenë kurrë e hapur rregullisht për publikun më parë, por do të hapet për vizita më 15 nëntor në një numër shumë të kufizuar për të ruajtur vizatimet./CNN/